back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFaton Klinaku i OVL-UÇK-së reagon pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut, akuzon...

Faton Klinaku i OVL-UÇK-së reagon pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut, akuzon Baton Haxhiun, Milaim Zekën e LDK-në

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut për vrasjet e Xhemail Mustafës dhe Ekrem Rexhës nga Albanian Post.

Ai u shprehë se publikimi i këtyre dosjeve është me pasoja për opinionin publik, transmeton Indeksonline.

Klinaku u shprehë se lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë.

Postimi i plotë i Faton Klinakut:

Ripublikimi i dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, është dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik. Ndërsa, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë pasoja për publikun, por janë edhe një përpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë.

Ashtu siç kanë dështuar përpjekjet për njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së nga ana e Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it, poashtu do të dështojnë edhe këto përjekje të Gjykatës Speciale dhe ndihmësve të saj. Lufta jonë ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë!Faton Klinaku U.D. i kryetarit të OVL UÇK-së

Të Fundit

Sport

ShowBiz