back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportFaqja e madhe botërore me 21 milionë ndjekës, shkruan për veprimin e...

Faqja e madhe botërore me 21 milionë ndjekës, shkruan për veprimin e Genc Nuzës në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Veprimi i Genc Nuzës në “Fadil Vokrri” ditë më parë ka pushtuar mediat botërore.

Gjyqtari kosovar i licencuar nga FIFA, Genc Nuza, e “vodhi” shfaqjen në mbrëmjen e yjeve në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën, duke ia bërë një trik Muharrem Sahitit që nxiti të qeshura në gjithë stadiumin, raporton Gazeta Express.

Gjithcka ndodhi në ndeshjen bamirësisë mes ekipit të kapitenit Granit Xhaka dhe kapitenit Milot Rashica që u mbyll baras 4:4.

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Bernard Challandes në ekipin kombëtar të Kosovës, i cili ishte pjesë e ekipit të Xhakës, ra në kurthin e gjyqtarit të Superligës, Nuzës, që për një moment e bëri atë të mendojë se do ta ndëshkonte me karton.

Por, Nuza e nxori nga xhepi një faculetë dhe i fshiu djersët, duke e habitur Sahitin dhe ngjalli të qeshura në fushë dhe te tifozët.

Për këtë ka raportuar edhe faqja më e madhe e huaj “433”, që ka 21 milionë ndjekës në Instagram, afër 3 milionë në Facebook dhe afër 1 milionë në “Twitter”.

“Si bos”, ka shkruar faqja “433” në videon e publikuar për veprimin që bën gjyqtari i njohur kosovar. /Gazeta Express/

Embedded video

433

@official433

Like a boss ? @artmotionnet

312 people are talking about this

Të Fundit

Sport

ShowBiz