back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSportFantastike: Xhudistja Erza Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Fantastike: Xhudistja Erza Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Të ngjajshme

I plagosuri në Mitrovicë është 26 vjeçar, dërgohet në QKUK

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka konfirmuar gjendjen e...

Ditë tragjike në Turqi, dy aksidente rrugore, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u...

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Sofia European Open 2026”, që po mbahet në Sofje.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Muminoviq triumfoi me Yuko ndaj xhudistes Ulbusin Khakimova nga Uzbekistani, duke siguruar kështu një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Garën e nisi pa luftë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me Yuko francezen Anais Perrot. Në çerekfinale, xhudistja kosovare ishte bindëse duke fituar me Ippon ndaj Fotimakhon Tursunboeva nga Uzbekistani. Rrugëtimi i saj u ndal në gjysmëfinale, ku u mposht me Ippon nga Laziza Haydarova, po ashtu nga Uzbekistani.

Sukseset e Kosovës në Sofje mund të vazhdojnë edhe më tej, pasi për medalje të bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë janë ende në garë Fationa Kasapi dhe Laurinë Gashi. Ndërkohë, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Flaka Loxha po ashtu do të luftojë për vendin e tretë.

Edhe në konkurrencën e meshkujve ka shpresa për medalje, pasi Shpati Zekaj, në kategorinë deri në 100 kilogramë, është ende në garë për ta fituar medaljen e bronztë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz