back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareFantastike: Punimi i studentes shqiptare bëhet pjesë e detyrueshme e planprogrameve të...

Fantastike: Punimi i studentes shqiptare bëhet pjesë e detyrueshme e planprogrameve të University of Pennsylvania

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një studente shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Njëri nga punimet e Modesta Imerit, studente 23-vjeçare në Universitetin e Pensilvanisë, tani është bërë pjesë e detyrueshme e planprogramit të këtij institucioni amerikan.

Punimi “Modelet Globale të Pjesëmarrjes për Vendet në Zhvillim”, i hartuar nga Imeri, do të lexohet nga studentët e Universitetit të Pensilvanisë, nga shtatori i këtij viti.

Lajmin për suksesin e Imerit e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku është shprehur shumë krenare me suksesin e Imerit.

Ajo ndër të tjerash ka thënë se është tej mase krenare me Modesten.

Postimi i plotë:

Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshmëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës

Të Fundit

Sport

ShowBiz