BallinaSportFansat të befasuar nga klauzola e lirimit të Matheus Cunha pas paraqitjes...

Fansat të befasuar nga klauzola e lirimit të Matheus Cunha pas paraqitjes së tij ndaj Liverpool-it

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Tifozët janë shprehur të habitur nga shifra që Wolves kërkon për Matheus Cunha pas paraqitjes së tij kundër Liverpool-it.

Cunha realizoi një gol të mrekullueshëm me këmbën e majtë në këndin e poshtëm të portës gjatë humbjes 2-1 në Anfield. Ky ishte goli i tij i 12-të në Premier League këtë sezon, duke e bërë këtë sezon më të suksesshmin të karrierës së tij në çdo kampionat.

Braziliani u lidh me një transferim te Nottingham Forest gjatë merkatos së dimrit, por vendosi të rinovojë kontratën me Wolves. Ai firmosi një marrëveshje të re katër vite e gjysmë deri në verën e vitit 2029, por raportohet se ajo përfshin një klauzolë lirimi.

Sipas disa raportimeve, vlera e kësaj klauzole është 62.5 milionë paund, që do të thotë se Wolves nuk do të mund të kërkonte një shumë më të lartë nëse dikush ofron këtë shifër.

Arsenal, Manchester United dhe Tottenham janë ndër klubet angleze të interesuara për Cunha, ndërsa raportohet se ka interes edhe nga klubet europiane.

Nëse ndonjë ekip do të paguante këtë shumë, Wolves do të realizonte një fitim nga transferimi i tij, pasi e bleu atë për 44 milionë paund nga Atletico Madrid në vitin 2023.

Megjithatë, shumë tifozë prisnin që sulmuesi 25-vjeçar të vlerësohej me një shifër edhe më të lartë, duke pasur parasysh moshën dhe performancat e tij në Premier League.

Tifozët kanë shpërthyer në reagime në Twitter si para, ashtu edhe pas golit të tij ndaj Liverpool-it.

Një tifoz shkroi: “Pagujeni klauzolën prej 62.5 milionë paund për Cunha këtë verë dhe mos shikoni prapa.”

Një tjetër shtoi: “Ne (Manchester United) paguam 43 milionë paund për Zirkzee, 62 për Cunha është një marrëveshje e jashtëzakonshme në tregun e sotëm.”

Një i tretë tha: “Wolves vendosi një klauzolë prej 62 milionë paund për Cunha, që janë rreth 62 milionë arsye pse Arsenal duhet të mos mendojë dy herë për ta blerë atë”.

Një tjetër tifoz i Liverpool-it tha: “Cunha është njeriu i duhur për ne, ajo klauzolë e lirimit e bën këtë marrëveshje shumë të realizueshme këtë verë”.

Një i fundit shtoi thjesht: “Dikush le ta paguajë atë klauzolë!” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz