Fansat harxhuan mbi 700 euro për koncert/ Çfarë ndikimi ekonomik patën 13 performancat e Shakirës në Madrid?
dp

Lexo edheRegjisorja: Jennifer Aniston më poshtëroi në sheshxhirim me një dhuratë të ligë

Madridi është kthyer së fundmi në qendrën më të madhe të muzikës dhe kulturës latine pas 13 koncerteve të këngëtares kolumbiane duke gjeneruar kështu një ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik përmes rezidencës së saj evropiane. Koncertet e zhvilluara nga data 18 shtator deri më 12 tetor, tërhoqën mbi 700 mijë spektatorë ndërsa përfitimet ekonomike rezultuan në mbi 400 milionë eurosh.
Si rezultat i koncerteve u rritën kërkesat për hotele dhe transport. Sipas të dhënave të Booking.com, kërkimet për akomodim në Madrid gjatë periudhës së koncerteve u rritën me 56% krahasuar me të njëjtat data të vitit 2025. Rezervimet në hotele u rritën me 14,8%, ndërsa çmimi mesatar ditor i dhomave u ngjit nga 283 në 339 euro, rreth 20% më shumë në bazë vjetore.
Koncerti pati fansa nga Spanja, Argjentina, Italia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër shpenzimet e vizitorëve përfshinë hotelet, restorantet, transportin dhe aktivitetet e argëtimit. Shuma që fansat harxhuan gjatë qëndrimit në koncerte ishte mbi 700 euro. Në këtë mënyrë shifrat e publikuara tregojnë fuqinë ekonomike të spektakleve të mëdha ndërkombëtare.

Lexo edheRegjisorja: Jennifer Aniston më poshtëroi në sheshxhirim me një dhuratë të ligë