Regjisorja: Jennifer Aniston më poshtëroi në sheshxhirim me një dhuratë të ligë

Regjisorja Penelope Spheeris pretendon se Jennifer Aniston i dha asaj një lodër seksuale gjatë një bashkëpunimi filmik për ta poshtëruar para të gjithë ekipit.
Spheeris, një regjisore 80-vjeçare e njohur për filmat “Wayne’s World” dhe “The Beverly Hillbillies”, bashkëpunoi me Anistonin në dramën e vitit 2011 “Five”, transmeton Indeksonline.
Aniston gjithashtu drejtoi projektin, i cili tregon historinë se si kanceri i gjirit ndikon në jetën e grave përmes pesë tregimeve të shkurtra. Spheeris tani pretendon se asaj iu dha një dhuratë e pazakontë para ekipit.
Spheeris foli për incidentin e supozuar në “The Moynihan Report”. “Jennifer Aniston më dha një dildo… Ishte i mbuluar me zirkon. As nuk mund të përdorej”, tha ajo.

Lexo edheIrina Shayk i vë flakën internetit me një foto pa rroba, përvëlon ndjekësit
Sipas versionit të saj të ngjarjeve, Aniston nuk ia dorëzoi personalisht dhuratën. Në vend të kësaj, një asistent regjisor mblodhi ekipin për t’ia dhënë dhuratën. “Në fund të xhirimeve, asistent regjisori vjen tek unë dhe më thotë: ‘Ulu në karrige’. I gjithë ekipi mblidhet përreth dhe producentja e saj, Kristen, vjen me një kuti dekorative”, shtoi Spheeris.
Spheeris beson se e gjithë situata ishte menduar për ta poshtëruar atë para kolegëve të saj. “Ishte një dhuratë e ligë të më poshtëronte para të gjithëve. Jam e sigurt se ishte prej saj, sepse kur u nominuam për Çmimin e Shoqatës së Drejtorëve të Amerikës, ajo u shfaq me të njëjtën kuti në duar”, shpjegoi ajo./Indeksonline/














