Familja Rugova përfiton 7000 euro në muaj nga shteti, e nënës së dëshmorit nga Drenica i ndalet pensioni

Nuk është vetëm familja Rugova që po e zhvat shtetin. Të tillë ka edhe në qeveri, kuvend e presidencë.
Kjo vjen ndërkohë që Shaha Haziri, të cilës i ranë dëshmorë në luftë djali dhe burri, e që jeton e vetme në fshatin Verbovc të Drenasit nuk po arrinë të shlyejë borxhin ndaj KEDS-it me pensionin që merr nga kategoria e familjes së dëshmorit.
Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar.
Për këtë, Kompania për Furizimin me Energji Elektrike e ka dërguar lëndën me borxhin e saj te përmbaruesi privat .
75 vjeçarja, ditën kur kishte shkuar ta marrë pensionin si familjare e dëshmorit, e kishte kuptuar që nuk mund ta marr atë pasi i është ndalur për pagesën e energjisë elektrike.
Por, ajo thotë se e ka paguar këtë borxh.
“Ma ka ndalë pensionin për shkak të rrymës. Nuk e ke paguar rrymën asnjëherë më kanë thënë. Iu thash se nuk e kam paguar sepse më kanë thënë se e kam pa pare. Kur më kanë prurë letrën e kam paguar. Në fillim kam paguar 50 euro, pastaj 30 apo 40 ashtu si kam pasë”, tregon Shaha Haziri.
Lexo edheZjarri e lë pa shtëpi familjen Bashota nga Komorani
Përderisa Haziri ka këto probleme, familjes Rugova në anën tjetër vetëm se i janë shtuar të ardhurat.
Dje qeveria e Kosovës ka vendosur që Fana Rugovës t’i ndajë pagë mujore prej 1 mijë eurove në muaj.
Po ashtu sipas këtij vendimi Fana do të ketë shofer dhe veturën personale të saj.
Këto nuk janë përfitimet e vetme të kësaj familje.














