back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëFamilja prej 6 anëtarësh digjet e gjallë në banesë

Familja prej 6 anëtarësh digjet e gjallë në banesë

Të ngjajshme

Realizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar...

Hoxhaj: Heqja e sanksioneve, meritë e Edi Ramës, jo e Albin Kurtit!

Ish-ministri i jashtëm, kandidat për deputet nga PDK, Enver...

Shkupi sot, qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi sot është renditur i pari ndër qytetet më...
- Advertisement -

Dakordësia e arritur mes Qeverisë dhe opozitës për armëpushim nuk ka ndalur dhunën në Nikaragua.

Gjashtë anëtarë të një familjeje u vranë në një sulm zjarrvënës të shtunën në mëngjes.

Opozita akuzoi milicinë pro-qeveritare për zjarrvënien dhe frikësimin e atyre që u përpoqën t’i vinin në ndihmë viktimave.

Më shumë se 170 persona kanë vdekur prej muajit prill kur filluan protestat kundër Presidentit Daniel Ortega.

Qeveria mohoi çdo përfshirje në këtë incident, për të cilin fajësonte kriminelët.
Familja kishte një biznes dyshekësh, ndërsa vetë jetonte në katin sipër dyqanit.
Mediat vendase njoftuan se pronës i ishte vënë zjarri nga njerëz të maskuar që hodhën koktej molotovi në shtëpi.

Kreu i Organizatës së Shteteve Amerikane, Luis Almagro, tha se dënonte “këtë akt terrori, që është një krim kundër njerëzimit, i cili nuk mund të mbetet i pandëshkuar”.
Në një zonë tjetër në Managua, të paktën dy persona të tjerë u vranë në incidente të veçanta që iu atribuuan grupeve proqeveritare të maskuara, të mbështetura nga policia e armatosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz