Familja nga Iraku mbetet në mes të katër rrugëve në Podujevë
BILLI

Lexo edheUshtarët e KFOR-it të befasuar me njerëzit dhe ushqimin në Kosovë

Një familje irakiane në natën e ndërrimit të moteve ka mbetur në mes të katër rrugëve në Podujevë.
Një qytetar i Podujevës u ka ofruar ushqim gjatë ditës së sotme dhe i njëjti ka thënë se familja irakiane nuk e dinë se ku do ta kalojnë natën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot, kur për shumë familje është Nata e viti të ri për këtë familje me fëmijë nga Iraku nuk ka festë. Zoti e di ku do t’i zë nata sonte në këtë acar të ftohtë! Allahu ju ndihmoftë! Për mua ishte dita më e dhimbshme prej pas luftës në çfarë gjendje i pash këta fëmijë! Sado pak unë dhe stafi im kontribuuam të paktën bukë, ujë dhe ngrohje”, ka thënë qytetari përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Lexo edheUshtarët e KFOR-it të befasuar me njerëzit dhe ushqimin në Kosovë
Kujtojmë se krahasuar me vitet paraprake numri i migrantëve është rritur për tre qind për qind (300%)./Gazeta Sinjali/