Familja kosovare e pëson keq në Dhërmi: Paguam një darkë 175 euro, në Kosovë nuk bëhet as 20 euro
BILLI
Lexo edheVrau kunatin dhe më pas veten, dyshonte se kishte lidhje intime me ish-gruan
Edhe familja e Arben Konxhelit, nga Ferizaj që jeton e punon në Gjermani, në darkë në Restoranin “Azul” në Dhërmi, kishte porositë ushqim deti për 5 persona, por që ishin befasuar pak kur u kishte ardhur çeku për të paguar, 21.100 lekë apo 175 euro!
Në fakt, thotë Konxheli, ushqimi ishte i shijshëm, pritja e shërbimi poashtu, por megjithatë vazhdon Arbeni që edhe vetë ka biznes të gastronomisë në Berlin, çmimet ishin pak shtrenjtë, aq më parë që tre fëmijët, nuk porositën pije të lira!
Duke qenë se punon vetë në hoteleri, Arbeni tregon se i dha bakshish kamerierit edhe 5 euro, por duke bërë një krahasim me restorantet në Berlin, thekson se “Azuli” është më i shtrenjtë! Ai porosit për fund të gjithë, që është mirë, megjithatë të kihet kujdes çka të porositet, ngase ndodh që nuk sqarohen me kohë çmimet për të gjitha specialitet e restoranteve!/gazetametro.net

Lexo edheVrau kunatin dhe më pas veten, dyshonte se kishte lidhje intime me ish-gruan
