back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeFamilja 5 anëtarëshe nga Rahoveci aksidentohet derisa po ktheheshin në Zvicër, tre...

Familja 5 anëtarëshe nga Rahoveci aksidentohet derisa po ktheheshin në Zvicër, tre fëmijët në gjendje të rëndë u bartën me helikopterë

Të ngjajshme

Supremja refuzon ankesën e “Alternativës” për fondet e partive

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën...

Dolce e “BBVK”-së s’po i ndahet Prishtinës, shihet te kafenetë e vogla!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është parë...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka...

Një fatkeqësi ka ndodhur dje ku një familje kosovare janë aksidentuar derisa po ktheheshin nga Kosova për në Zvicër.

Gjashtë persona, përfshirë këtu familjen 5 anëtarëshe nga Kosova dhe një shofer kamioni janë lënduar rëndë nga ky aksident që ndodhi në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.

Kamioni dhe vetura u përplasën rreth orës 08:00 të mëngjesit të mërkurën.

Familja po kthehej nga Kosova, ndërsa aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku kanë jetuar.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja shkaqet që quan deri tek aksidenti janë ende të panjohura, por në makinë kanë qenë prindërit me tre fëmijë të vegjël një deri në tre vjeç.

Zëdhënësi i policisë ka deklaruar se një person është bllokuar në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit.

Fëmijët të cilët pësuan lëndime thuhet se janë në mes pesë muajsh dhe tre vjeç, e të njëjtit u transportuan me helikopterë për në spital, shkruan lajmi.net.

Sipas detajeve të dhëna nga ky rast, një nga fëmijët është në gjendje tejet të rëndë. Pas aksidentit e gjithë familja janë sistemuar në spitale, ku edhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Familja është me origjinë nga fshati Ratkoci i Rahovecit./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz