BallinaSportFaleminderit për emocionet! Marcelo pensionohet nga futbolli

Faleminderit për emocionet! Marcelo pensionohet nga futbolli

Mbrojtësi i njohur i futbollit, Marcelo, është pensionuar në moshën 36-vjeçare.

Ish-lojtari i Real Madridit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale tregon se ka vendosur të tërhiqet nga sporti më i bukur në planet, shkruan Indeksonline

Marcelo së fundmi ishte pjesë e klubit brazilian, Fluminense.

“Dashuria ime për futbollin erdhi nga gjyshi im. Ai dëshironte gjithmonë që unë të bëhesha lojtar profesionist”, tha Marcelo

Karriera e tij më e pasur ishte te Real Madridi, ku zhvilloi 546 ndeshje, shënoi 38 gola dhe bëri 103 asiste.

Me klubin madrilen, ai fitoi plot 25 tituj, duke u bërë një prej lojtarëve me më së shumti tituj të fituara./Indeksonline/

- Advertisement -