Fakti që tregon se Arsenali dhe City janë skuadra më të “mërzitshme” se Chelsea (Foto)
dpPërditësuar më

Lexo edheNë Mitrovicë mbahet Festivali i Teatrove të Shkollave

Jose Mourinho ka qenë shpesh i detyruar kohëve të fundit, t’i mbrojë taktikat e tij ndaj sulmeve që i merrte nga kundërshtarët.
Skuadra e portugezit, Chelsea, akuzohej për një futboll të mërzitshëm.
Për këtë e akuzuan edhe tifozët e Arsenalit në barazimin 0:0 në Emirates Stadium, por Mourinho, ishte i qartë në përgjigjet e tij, duke iu drejtuar Arsenalit, se është e mërzitshme të qëndrosh pa titull për 10 sezone.
Por, nëse shikojmë statistikat, Chelsea, nuk del të jetë skuadra më e “mërzitshme” në Premierligë.
Lexo edheNë Mitrovicë mbahet Festivali i Teatrove të Shkollave
Kampionët e rinj të Premierligës, kanë shënuar gola më shumë se City dhe Arsenali këtë sezon në të gjitha garat.
Chelsea, ka shënuar 105 gola këtë edicion, kundrejt Arsenalit me 100 gola, dhe Cityt 90./Indeksonline/

21 tet 2026

21 tet 2026