Kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri, vlerësoi vizitën e Kurtit dhe Vitia, duke theksuar se është hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm institucional.
“Kemi sot nderin t’i kemi mysafirë Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Është hera e parë që një Kryeministër viziton Odën e Mjekëve. Biseduam për zhvillimet e Odës së Mjekëve ndër vite, për të arriturat dhe për sfidat që na presin në të ardhmen. Ne siguruam Kryeministrin dhe Ministrin që jemi partnerë të afërt në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë edhe për zhvillimin e shëndetit të kësaj popullate, edhe zhvillimin e cilësisë së shërbimeve tona”, tha ai.