back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportFadil Vokrri pësoi sulm në fitnes, flet zyrtari i Eulexit që i...

Fadil Vokrri pësoi sulm në fitnes, flet zyrtari i Eulexit që i dha ndihmën e parë

Të ngjajshme

Upamecano vendos rreth të ardhmes së tij

Dayot Upamecano ka vendosur hapin e tij të radhës. Francezi,...

Zyrtarizohet transferimi i Lookmanit te Atletico Madridi

Ademola Lookman ka bërë lëvizjen e madhe në ditën...

Azemi: Punëtorët teknikë në QKMF Klinë po paguhen nën minimumin ligjor

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të...

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë.

Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.

Zyrtari suedez u mërzit kur mori vesh lajmin për vdekjen e tij.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson për Indeksonline.

Mësohet se Persson si një profesionist i vërtetë i ka bërë pompa Vokrrit duke e kthyer në jetë për një çast, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz