“Fadil Vokrri” jashtë funksionit, Prishtina – Vushtrria luhet në Hajvali
dp

Lexo edheMedalja e tetë për Kosovën, Rostami ngjitet në podiumin e Lojërave Mesdhetare

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të punimeve që do të nisin në fushën e stadiumit.
Klubi i Futbollit Prishtina ka njoftuar se përballja do të zhvendoset në Kampin Nacional në Hajvali, ku do të zhvillohet të premten.
Sipas klubit prishtinas, punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë të bëjnë me riparimin e fushës dhe janë pjesë e përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Lexo edheMedalja e tetë për Kosovën, Rostami ngjitet në podiumin e Lojërave Mesdhetare
Vendimi për zhvendosjen e ndeshjes është marrë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Kështu, Prishtina dhe Vushtrria do të përballen të premten në Hajvali, në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”.