BallinaLajmeFadil Nura, nuk fal bizneset që rritën çmimet, dënohet marketi në Skenderaj...

Fadil Nura, nuk fal bizneset që rritën çmimet, dënohet marketi në Skenderaj për abuzim me çmime të vajit (FOTO)

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura,  po tregohet i ashpër me bizneset që po rrisin çmimet e artikujve në Skenderaj, duke fituar në mënyrë të pandershme. Gjatë ditës së sotme njoftohet se Komuna e Skenderajt ka dënuar një market për abuzim me çmimet e vajit, shkruan Drenica Press.

Kryetari, Fadil Nura tha se do të ketë “Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme! Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve.

Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit.
Zero tolerancë për abuzuesit!/DRENICA PRESS/