back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeFadil Nura fton në debat Bekim Jasharin: Jam i gatshëm 24 orë,...

Fadil Nura fton në debat Bekim Jasharin: Jam i gatshëm 24 orë, mos të frigësohet

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, sot janë pritur nga banorët e fshatit Runik, Prellofc dhe Lushtak.

Nga këtu, kandidati Nura ka ftuar kundër-kandidatët në një debat televiziv, dhe të ballafaqohen për programin dhe vizionin për të ardhmen e Skenderajt.

Ai ka thënë që programi që ka Partia Demokratike e Kosovës, për Skenderajn po merr përkrahje të madhe edhe nga qytetarët e fshatrave të Skenderajt.

“Kemi një program jashtëzakonisht ambicioz të cilin po e rezentojmë në çdo fshat, po merr përkrahje çdo ditê e më shumë, një program të cilin kam pasë dëshirë ta prezentoj edhe para mediave, duke ofruar alternativën tonë qeverisêse në një sistem të lartë të cilin ne po e jetojmë, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur për faktin se kundërkandidatët që i kemi po frigësohen me u ballafaqu me programin tonë qeverisës. Prandaj, sante nga këtu, jam i gatshëm dhe ftoj kundërkandidatët në debat, jam i gatshëm 24 orë, t’i ballafaqojmë idetë, programet, vizionin, konceptet tona politike për të ardhmen e Skenderajt.” Ka thënë Nura.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku gjatë tubimeve të mbrëmjes së sotme ka thënë se çdo ditë e më shumë Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet, dëshmia më e fortë për këtë është përkrahja e madhe nga qytetarët që po marrim në çdo takim me qytetarët e Skenderajt.

Lushtaku ka thënë se Skenderaji që nga sot e deri të dielën le të festoj për fitorën që do ta shënoj PDK-ja në Skenderaj.

“Duke e parë masivitetin dhe entuziazmin e qytetarëve të Skenderajt, qysh tani Fadil Nura është kryetar i komunës së Skenderajt. Për mua sot është festë, kështu do të vazhdojmë më festë edhe në Prekaz të Ulët, dhe nëpër çdo fshat të komunës së Skenderajt. Nga sot, deri të dielën më festa sepse Partia Demokratike e Kosovës është e fortë dhe ne i qëndrojmë besnik Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Partisë Demokratike.”, ka thënë Lushtaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz