Evakuohen rreth 350 veta nga Alepo lindor
03

Lexo edheSulmi vetvrasës në Jemen, së paku 30 të vdekur

Në lindje të Alepos kanë rinisur evakuimet e civilëve.
Vëzhguesit thanë se së paku 350 veta kanë lënë enklavat e rrethuara nga rebelët, të dielën vonë, në drejtim të territorit të kontrolluar nga qeveria.
Më herët, autobusët e dërguar për evakuim janë djegur, duke penguar transportimin.
Mijëra njerëz janë duke pritur evakuimin nga Alepo lindore, në kushte të tmerrshme.

Lexo edheSulmi vetvrasës në Jemen, së paku 30 të vdekur
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të votuar një rezolutë, e cila i lejon OKB-së të monitorojë operacionin e evakuimit.
Rusia, më herët, e ka kundërshtuar këtë plan të hartuar nga Franca. /rel/