back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeEULEX-i shënon 8 Marsin, ka një porosi për gratë

EULEX-i shënon 8 Marsin, ka një porosi për gratë

Të ngjajshme

Donald Trump merr një çmim special nga Infantino

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do...

Lladrovci: PDK do të bëhej më e fortë me Sylejman Selimin, Fatmir Limajn…

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Partia...

Norvegjia planifikon blerjen e dy nëndetëseve nga Gjermania

Norvegjia planifikon të blejë dy nëndetëse të tjera nga Gjermania dhe raketa...

Sot, EULEX-i i bashkohet shumë njerëzve në mbarë botën në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.  Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i kremtuar të arriturat e grave dhe duke e theksuar moton e këtij viti ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’ ne i inkurajojmë ato të gjitha që të ndihmojnë në krijimin e një bote më të mirë të punës me përfshirje gjinore më të madhe.

Shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou me këtë rast ka thënë se perspektiva gjinore kërkon vëmendjen e udhëheqjes si dhe të secilit pjesëtar të personelit të misionit.

“Për këtë ne e kemi ndërtuar strukturën e Pikave të Kontaktit për çështje Gjinore, si mekanizëm për ta përmirësuar punën tonë të përditshme në aspektet gjinore,” ka theksuar ajo.

EULEX-i në një kumtesë për media mes tjerash potencon se është plotësisht i përkushtuar që t’i përkrah edhe kolegët vendas në përmirësimin e barazisë gjinore, e cila është një prej kritereve të Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës.

“Janë shënuar përmirësime pozitive në qasjet ndaj grave në Kosovë dhe ekzistojnë iniciativa të shumta që merren me sensibilizimin lidhur me çështjet e barazisë gjinore në shtëpi dhe në jetën publike, siç është kuota prej 30% e pjesëmarrjes së femrave në parlamentin e Kosovës, sa për ta përmendur një shembull në këtë drejtim. Megjithatë, duhet të bëhen edhe më tej përpjekje për të siguruar që gratë të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta”.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zotimi ynë është ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’, ndërsa e pranojmë që të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut, si dhe angazhohemi për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë’, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz