Eshtrat njerëzore që u shfaqën pas të reshurave në Rahovec, përfundojnë në IML
dp

Lexo edheNjë person në Malishevë tenton t’ia japë 50 euro ryshfet prokurorit, arrestohet nga policia

Të mërkurën e kësaj jave, në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore e të cilat tashmë është konstatuar se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.
Në njoftimin e parë të policisë, u tha se njësitë relevante policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe i kishin tërhequr mbetjet mortore.
E të shtunën, Policia tha se mbetjet mortore tashmë kanë përfunduar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo edheNjë person në Malishevë tenton t’ia japë 50 euro ryshfet prokurorit, arrestohet nga policia
“Rahovec 29.07.2026 – NN. Më 31.07.2026 njësitet policore së bashku me zyrtarë nga IML, kanë dalë në vendin e quajtur ‘Rimnik i Tares’ dhe gjatë gërmimit kanë gjetur mbetje eshtërore të cilat është konstatuar se janë me origjinë njerëzore, me interes për IML. Rasti në proces trajtimi nga IML”, u tha në njoftimin e Policisë.