back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaUncategorizedËshtë milioner, por nuk shpenzon asnjë qindarkë

Është milioner, por nuk shpenzon asnjë qindarkë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Pasuria e Conor McGregor vlerësohet të jetë rreth 85 milionë euro, por ai nuk shpenzon asnjë qindarkë prej saj.

Pavarësisht se ka një stil jetese tepër luksoz, të cilin nuk e le pa e ekspozuar në rrjetet sociale, ai nuk paguan për asgjë nga ato që mund të shihni në profilin e tij në Instagram.

Këtë e zbulon trajneri i luftëtarit të arteve marciale mikse, John Kavanagh, në një intervistë për edicionin irlandez të gazetës “Independent”. “Ai është konkurrues në biznes, po aq sa edhe në oktogon. Duket e çuditshme por ai nuk shpenzon edhe aq shumë para. E paguajnë për gjithçka që mban veshur, çdo makinë që nget e ka marrë falas dhe nuk shkon thuajse fare në restorante, pasi gatuan bashkëshortja. Jeton në një shtëpi modeste dhe nuk luan bixhoz”, tha Kavanagh.

Por ndërsa pas hedhjes në treg të markës së vet të uiskit e ardhmja e tij në biznes duket e sigurt, në sport gjërat nuk po i shkojnë edhe aq mirë. McGregor po pret të marrë vesh dënimin që do të marrë nga Komisioni i Atletikës në Nevada, SHBA, për përfshirjen në sherrin masiv me pjesëtarë të skuadrës së rivalit të tij Khabib Nurmagomedov, më 7 tetor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz