Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është transferuar nga Lille tek gjiganti italian Juventus.
Për këtë ka marrë urim edhe nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Vetë Edi Rama njihet si fans i skuadrës italiane Juventus.
Ai ka postuar një reel-s të Zhegrovës me shqiponje.
“Ec aty shqipe”, ka shkruar Rama të dielën.
Rama ia ka dhënë ditë më parë Zhegrovës pasaportën e Shqipërisë. /Gazeta Express