BallinaShqiptareEsat Pashë Toptani – gazetës greke(1913): “Nuk besoj në krijimin e një...

Esat Pashë Toptani – gazetës greke(1913): “Nuk besoj në krijimin e një shteti shqiptar! Shqiptarët janë popull me të meta, të paditur…”

Të ngjajshme

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar refluksin

Refluksi i acidit mund të jetë shumë i pakëndshëm...

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e arit vazhduan rënien e tyre sot, të...

Mblidhen akterët e sistemit të drejtësisë për finalizimin e Reformës në Drejtësi

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka hapur punëtorinë...

“Ushqimet e përpunuara dëmtojnë fertilitetin”

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që konsumojnë...

L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 25 marsit 1913, në faqen n3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, dhënë asokohe gazetës greke “L’Acropolis” në lidhje me opinionin e tij mbi krijimin e një shteti të pavaur shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Intervistë e Esat Pashës për shtetin e ardhshëm shqiptar ne Athinë, 24 mars.

“L’Acropolis” boton një intervistë me Esat Pashën. I pyetur se çfarë mendon mbi formimin e shtetit shqiptar, ai u përgjigj:

“Unë mendoj se një shtet i tillë, midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, kurrë nuk do të mund të jetojë: mosbindja është diçka e pranishme në mesin e shqiptarëve; ata duan rrëmujën dhe vjedhjen. Si do të mund të jetojë ky popull, me të meta të tilla, të paditur, pa civilizim dhe mysliman ?

E rrethuar nga elementë të një race dhe feje tjetër midis kombeve të përparuara në civilizim dhe artin ushtarak, Shqipëria është një Turqi e vogël. Kur një Turqi e madhe nuk mundi të jetonte në Evropë, si mund të rezistojë një Turqi e vogël si Shqipëria?

Nëse Austria dhe Italia, vazhdoi Esat Pasha, kërkojnë të krijojnë një Shqipëri të pavarur, ato humbin kohën e tyre, por nëse kërkojnë të krijojnë një provincë austro-italiane, atëherë këto fuqi do të mbështesin këtë shtet të vogël, por pa dobi do të kërkojmë në të ardhmen shtetin shqiptar.” (Havas).

Esat Pashë Toptani – gazetës greke(1913): “Nuk besoj në krijimin e një shteti shqiptar! Shqiptarët janë popull me të meta, të paditur…”

Shkrimi i plotë: Esat Pashë Toptani – gazetës greke(1913): “Nuk besoj në krijimin e një shteti shqiptar! Shqiptarët janë popull me të meta, të paditur…”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz