Ernest Muçi është në dispozicion të Trabzonsporit, ndërsa në prag është ndeshja me Galatasarayn. Sot në Turqi kanë zbuluar prapaskenat ku Muçi tregohet i gatshëm që të rrezikojë.
“Do të luaj sido që të ndodhë. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Do t’i mbështes shokët e mi të ekipit në fushë”, është shprehur Muçi ndaj stafit teknik dhe doktorëve.
Kujtojmë se FSHF njoftoi largimin e Muçit për shkak dëmtimi nga Kombëtarja, ndërsa po përgatitej sfida me Ukrainën. Te Trabzonspori nuk dëshiron që të humbasë takimin kundër kryesuesve të Superligës turke.
Muçi deri tani është duke kaluar një sezon rekord në Trabzon. Në 29 ndeshje janë 13 gola të shënuar dhe tetë të tjerë të asistuar nga ana e tij.