BallinaKulturëErnest Hemingway ka qenë spiun rus

Ernest Hemingway ka qenë spiun rus

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Sipas një libri të ri të publikuar së fundmi, shkrimtari Ernest Hemingway ka qënë spiun i Stalinit.

Libri i shkruar nga oficeri i CIA-s, Nicholas Reynolds, “Shkrimtar, marinar, ushtar, spiun: Aventurat sekrete te Ernest Hemingway, 1935-1961”, ku thuhet se korrespondenti i luftës dhe shkrimtari ka pasur një jetë sekrete të dyfishtë.

Reynolds, i cili thotë se ka mundur të ketë akses në dosje e klasifikuara të KGB-së në Moskë, shprehet se fituesi i çmimit Pulitzer është rekrutuar më 1940 nga paraardhësi i KGB-së, i njohur si NKVD.

Dokumenti thotë se Hemingway ka pasur emrin e koduar “Argo” pasi ësht rekrutuar nga Jacob Golos, kreu i NKVD në Nju Jork.

“Argo nuk na ka dhënë ndonjë informacion politik, pavarësisht se ka përsëritur vullnetin dhe dëshirën e tij të na ndihmojë”, thuhet në dokumentet sovjetike.

Reynolds, një historian i ushtrisë tha se u ndje “i sëmurë fizikisht” kur ngeci në detajet që lidhnin Hemingway me Stalinin. “Ajo që gjeta ishte regjistrimi i Hemingway që kishte pranuar rekrutimin nga NKVD, që është paraardhëse e KGB-së. Ky është si një moment i rëndësishëm në biznesin e spiunimit. Është si një shitje me një sekser”, thotë Reynolds, duke shpjeguar se nuk e përtypte dot faktin që shkrimtari i madh të ketë bashkëpunuar me rusët.

Ai ka dhënë detaje dhe për lidhjen e veçantë të Hemingway me agjencitë amerikane të sigurisë si FBI, Departamenti i Shtetit dhe paraardhësi i CIA, OSS.

“[Ndëshkimi i tij me NKVD] ndikoi në disa vendime të tij në 15 vitet e fundit të jetës: ku jetoi, çfarë shkroi dhe si reagoi. Ky zinxhir ngjarjesh mund të ketë luajtur rol dhe në vetëvrasjen e tij më 1961”, thotë historiani.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz