Ermal Fejzullahu flet për herë të parë për lidhjen e gjakut me Fifin
01

Lexo edheU tha se do të jetë pjesë e “It’s My Love”, reagon Milaim Zeka

Ajo tregoi në emisionin “Shiko Kush Luan” se familja e Ermalit ka pasur mbiemrin e saj, por më vonë e kishin ndryshuar.
Ndërkohë ditën e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ishte i ftuar në “Express Rozë” dhe tregoi si qëndron e vërteta e lidhjes së gjakut mes tyre.
Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Janë kushërinj? Ermal Fejzullahu flet për herë të
“Me një prejardhje shumë të largët, jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, tha Ermali.

Lexo edheU tha se do të jetë pjesë e “It’s My Love”, reagon Milaim Zeka
Në lidhje me bashkëpunimin e tyre, të titulluar “Përjetësi”, Fejzullahu tha se kishte qenë Fifi ajo që e kishte ftuar për të, teksa shtoi se këngëtarja kishte pasur dëshirë ta publikonin në verë, ndërsa ai kishte insistuar për në dimër meqenëse ishte një baladë./Express/