Erëra të fuqishme në Ksamil, shkaktohet panik tek pushuesit
BILLI

Lexo edheUji i këtij fshati në Kosovë shëron gjithçka, çdo sëmundje

Ka një javë që rajoni është përfshirë nga mot jostabil, me ç’rast edhe temperaturat kanë shënuar ulje të theksuar, ndonëse jemi në mes të verës.
Vetëm disa ditë më parë disa pamje të stuhisë së fuqishme që goditi Ulqinin dhe disa pjesë të Shqipërisë, bënë bujë në rrjetet sociale.
Nga erërat e fuqishme mbrëmë është përfshirë edhe vendpushimi turistik në jug të Shqipërisë, Ksamili, shkruan Reporteri.net.
Mbase të ndikuar pak edhe nga pamjet e fundit, siç shihet në videon e mëposhtme kjo bëri që të shkaktohej panik në mesin e pushuesve.
Në pamjet e mëposhtme ata shihen duke vrapuar brenda, ndërkohë që fëmijëve u sugjerojnë të kenë kujdes dhe të mos dalin jashtë.

Lexo edheUji i këtij fshati në Kosovë shëron gjithçka, çdo sëmundje
Ndryshe, sipas meteorologëve nga sot parashikohet mot më i mirë dhe ngritje e temperaturave. /Reporteri.net
Shikoni pamjet: