Erdogan dhe Trump realizojnë bisedën e parë telefonike zyrtare
Me kërkesë të palës amerikane të martën në mbrëmje Presidenti Erdoan realizoi një bisedë telefonike rreth 45 minuta të gjatë me Presidentin e ri amerikan, Dallënd Tramp.
Vendoset kontakti i parë në linjën Ankara-Uashington.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi kontaktin e parë zyrtar me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dallënd Tramp (Donald Trump), i cili e mori detyrën më 20 janar.
Të dy liderët realizuan një bisedë telefonike që zgjati rreth 45 minuta.
Sipas burimeve të presidencës turke biseda ka qenë “pozitive dhe e sinqertë”.
Të dy liderët kanë biseduar për krijimin e zonës së sigurt në Siri, antiterrorizmin dhe krizën e refugjatëve, njoftojnë të njëjtat burime.
Presidenti Erdoan i sqaroi Trampit edhe përpjekjen e Turqisë me organizatën separatiste terroriste PKK dhe kërkoi nga Tramp që të mos mbështesë PYD-në, që është derivati i kësaj organizate në Siri.
Në lidhje me përpjekjen e Turqisë me organizatën terroriste fetullahiste (FETO) liderit amerikan Erdoan i dha mesazhin: “qëndroni pranë nesh”.
Kërkesa për këtë bisedë telefonike erdhi nga pala amerikane. Gjatë bisedës u theksua se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerika gjithmonë kanë qenë dy vende mike dhe aleate të lidhura me njëra-tjetrën me lidhje të forta aleate.
Lexo edheGjermania e bënë sallën e qytetit xhami, me kërkesë të kosovarëve
Sipas informacionit të marrë nga burimet e presidencës, të dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për të vazhduar së bashku luftën kundër çdo lloj terrorizmi.
Presidenti amerikan Tramp shprehu mbështetjen ndaj Turqisë, e cila është partnere strategjike e vendit të tij dhe aleate në NATO, ndërsa vlerësoi të gjithë kontributin e Turqisë në luftën që vazhdon kundër DAESH-it.
Ra në sy që Tramp bisedën telefonike me Presidentin Erdoan e bëri menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.
Në fakt të dy liderët e kishin realizuar edhe më herët një bisedë telefonike jo-zyrtare.
Presidenti Erdoan i kishte telefonuar Danëlld Trampit për ta uruar për fitoren në garën presidenciale të 8 nëntorit.
Në këtë bisedë telefonike Erdoan kishte thënë se Turqia me Amerikën janë dy aleatë që takohen në themelin e respektit reciprok, interesave dhe vlerave të përbashkëta, ndërsa kishte shprehur besimin se marrëdhëniet dypalëshe do të forcoheshin edhe më shumë.














