Erdhi me 600 funte në Britani, punoi si pastrues – tanimë biznesmeni dëshiron të lansojë linjën e parë ajrore “me rregulla Sheriati” (Foto/Video)
BILLI

Lexo edhePërmbytje që nuk mbahen mend në Serbinë perëndimore (Video)

Një burrë planifikon të lansojë linjën e parë ajrore britanike “Me rregulla Sheriati” në të cilin nuk do të ketë alkool dhe do të shërbehen “ushqime hallall”.
Madje, përveç këtyre, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo linjë ajrore pritet të ketë edhe një “kod të rreptë të veshjes së ekuipazhit”.

Bëhet fjalë për ndërmarrësin Kazi Shafiqur Rahman, 32 vjeç, i cili erdhi në Britani të Madhe nga Bangladeshi në vitin 1997, i cili shpreson të shoh Firnas Airways që përfundimisht të ketë edhe fluturime më të gjata drejt Lindjes së Mesme.


Lexo edhePërmbytje që nuk mbahen mend në Serbinë perëndimore (Video)
Por biznesmeni, i cili filloi me vetëm 600 funte në xhepin e tij dhe i cili me paratë e tij filloi të importonte parfume, do të fillojë të ofrojë fluturime të shkurtra, në mes të qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar.

Rahman, i cili ka marrë me qira një aeroplan “Jetstream 32” me 19 vende, thuhet se punën e parë e ka bërë si një pastrues në aeroportin e Londrës. /Telegrafi/