BallinaLajme“Erdhën nga LDK e dikush tha s’bëhet nami me ia dhënë një...

“Erdhën nga LDK e dikush tha s’bëhet nami me ia dhënë një shuplakë Shabanit, se sa me shku komplet lagja”

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i njohur ndryshe edhe si djali i heroit Hamësz Jashari ka folur sonte gjerë e gjatë për historinë familjare të Jaharëve.

Ai tha se si fëmijë qysh në vitin 1989 në demonstrata e kishin kuptuar që s’ka dorëzim.

“Nëse s’gabohem pra të gjithë në lagje asokohe kemi bërë roje, pra ka qenë e organizuar e dikuh e udhëheqte rojen. Të gjithë meshkujt e lagjes ka dy persona prej familjeve kanë ruajt deri në mëngjes, kanë pas për detyrë me i zgju lagjen nëse hynë serbët, pra me i zgju me luftu me u përballë. Një ditë kanë ardhur njerëz nga LDK e Këshilli për të Drejtat e Njeriut, e kanë thy besën që e kishin komplet lagjja jonë. Thonin se nuk është mirë me shku një lagje e nj katun për një shtëpi. S’du me përmend emra, por kam qenë prezent kur njëri nga ata që kishin ardhur thotë ‘s’bëhet nami edhe me ia dhënë një shuplakë Shabanit, se sa me shku komplet lagja’”, kujtoi Jashari, transmeton Indeksonline.

Gjatë rrëfimit në Tv-Dukagjin, Jashari tha se atëherë kanë reaguar edhe gjyshi i tij edhe heroi Adem Jashari i kanë mbledh lagjen dhe iu kanë thënë se s’kanë nevojë të ruajnë për familjen Jashari.

“Vetëm nëse doni me ru për familjen e juaj, për neve s’keni nevojë. Ne i kemi hy kësaj pune sa t’kem ymër s’na merr dot as shkau as askush. Rrini në shtëpitë e juve, e mos t ‘thuhet nesër se s’ na keni kallxu”, kujtoi ai.

Gjithashtu Jashari e konfirmoi se ishte pikërisht kjo ngjarje kur edhe nisi krisja e parë me LDK-në./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz