back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaOpinioneEPOPEJA E LAVDISHME E GRYKËS SË LLAPUSHNIKUT – NJË HISTORI E HARRUAR...

EPOPEJA E LAVDISHME E GRYKËS SË LLAPUSHNIKUT – NJË HISTORI E HARRUAR NGA INSTITUCIONET

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Shrkuan Hysni Gashi

Njëra nga betejat me të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila beri historinë e saj ishte edhe Beteja e Llapushnikut, ku pjëse e saj isha edhe une ku për here të pare lufta UÇK-së kaloj nga një luftë guerile në një luftë frontale. Bllokimi i kësaj Gryke për të mos kaluar policia, ushtria dhe paramilitaret serbë, veç jehonës që dërgoj në rrafshin ndërkombëtarë i dha një mundësi të mire mobilizimit gjithë popullor të UÇK-së . Epopeja e Grykës së Llapushnikut spontanisht u organizua që nga paslufta, ku me dhjetëra mijëra qytetare që mblidheshin për të festuar këtë datë historike.

Si duket në 7 apo 8 vitet e fundit qëllimisht institucionet lokale por edhe qendrorë e kanë neglizhuar këtë ditë festë historike për vendin, me tendencën e vetme për të ja humbur peshën dhe rendësin që ka kjo për mbare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse të huajt për çdo vit vine dhe bëjnë hulumtime rreth rëndësisë që ka pasur beteja e lavdishme e Llapushnikut, institucionet lokale nuk e kanë bërë asnjë hap të vetëm në shënimin e kësaj ditë në kalendarin historik të përvjetorëve të rëndësishme.

Madje edhe pas kërkesës të tri shoqatave të dala nga lufta dhe të disa asamblistëve Kuvendi Komunal në Drenas nuk ka marr asnjë iniciative të vetme për të rritur rëndësinë që ka pasur data e 9 Majit 1998, e cila mobilizoj opinionin ndërkombëtare që ta njoh UÇK-në si pal ndërluftuese. Sot, edhe pas premtimeve të kryetarit Lladrofci që do ndërmerr masa në shënimin e kësaj datë nuk u bë asnjë hap i vetëm në shënimin e përvjetorit të Grykës së Llapushnikut, dhe si rrjedhojë para ca kohesh edhe vendi nga i cili mbahej ky përvjetor qëllimisht u shpronësua për ndërtimin e objekteve fetare.

NE luftëtaret e UÇK-së dhe pjesëmarrësit e luftës së Betejës së Llapushnikut ndihemi të ofenduara thellë për tendencat që po bëjnë këto pushtete në humbjen e rëndësisë së kësaj datë historike për vendin. Ata veç tjerash po përbuzin gjakun e derdhur në këtë gryke dhe po mundohen të krijojnë histori të rrejshme për luftën e drejtë të UÇK-së. Ne do vazhdojmë më këmbëngulësi që të jemi besnik të se vërtetës dhe do dënojmë çdo akt i cili për përfitime personale, partiake e klanore lidhen më betejën e Llapushnikut .

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz