back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaOpinioneHarbutëria kriminale VS Qytetaria aktive

Harbutëria kriminale VS Qytetaria aktive

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Shkruan Faruk MUJKA

Sot i mbarë qyteti bashkëndjeu dhe ndau dhimbjen me familjen Kamberaj e cila humbi më të shtrenjtin djalin e tyre Ermalin. Sot ishte atmosferë morti dhe qetësi frikësuese në qytetin e Mitrovicës. Gjoksi të shtrëngohej nga dhimbja por edhe nga zemërimi kur e sheh se në çfarë gjendje është katandisur shoqëria jonë e me të së bashku edhe qyteti ynë i cili gjithmonë ka qenë i njohur për bujarinë, durimin dhe zemërgjerësinë. Në vend të saj po tenton të shëndrrohet para syve tonë të përgjumur dhe gojës së mbyllur në qytet ku kapadahinjtë, uzurpatorët e harbutët e krijojnë vetë ligjin dhe luajnë me rregullat e tyre të ndyra.

Kjo vdekje e parakohshme e Ermalit që do të jetë përjetësisht njollë e shoqërisë sonë, ky zemërim i akumuluar në gjokset tona dhe ky bashkim e solidaritet i treguar sot nuk guxon të humb kot. Duhet të na prek ndërgjegjën në baza ditore dhe të kërkojmë me ngulm por edhe vetë të kontribojmë në sundimin e ligjit, në sundimin e barazisë, në sundimin e drejtësisë.

Po foli,i zhveshur nga petku partiak apo institucional por duke mos i ikur përgjegjësisë as nga këto pozicione. Tek e fundit të gjithë jemi banorë të Mitrovicës

Të kërkojmë nga të gjitha institucionet që ti kryejnë deri në fund dhe me përgjegjësinë më të madhe detyrat e tyre por edhe ne të kujdesemi që të mos flasim për moral e veprat tona të jenë e kundërta e saj.

Le të jetë vdekja e Ermalit pika ku harbutëria kriminale mposhtet nga qytetaria aktive. Le të jetë Ermali sinonim i lufës së dritës ndaj errësirës. Vetëm kështu mund ti dalim hak Ermalit dhe ti ndihmojmë familjes së tij që ta përballoj këtë humbje të papërshkrueshme.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ty, Ermal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz