Kandidati për deputet nga PDK dhe anëtari i Kryesisë së partisë, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tubimit të mbrëmshëm elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, duke e cilësuar atmosferën si një dëshmi të mobilizimit dhe besimit qytetar ndaj PDK-së.
Në një postim të publikuar në Facebook, Hoxhaj shkroi:
“Ferizaj i dha zemër tubimit të PDK-së 💙 Plot energji, plot njerëz dhe plot besim për Kosovën që meriton më shumë.”
Sipas tij, pjesëmarrja e madhe dhe atmosfera në Ferizaj tregojnë përkrahjen në rritje për PDK-në në prag të zgjedhjeve.
Në tubimin e mbajtur mbrëmë morën pjesë struktura të partisë, kandidatë për deputetë dhe qytetarë të shumtë nga Ferizaj dhe zonat përreth.