BallinaLajmeEnergji Amerikane për industrinë rajonale – Lab Oil siguron furnizim të qëndrueshëm...

Energji Amerikane për industrinë rajonale – Lab Oil siguron furnizim të qëndrueshëm me 65 mijë ton Petroleum Coke

Të ngjajshme

Bajrami kritikon Qeverinë: Po e ushqeni inflacionin dhe po i blini votat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar...

A do të vazhdoj si trajner i Arsenalit? Arteta flet për të ardhmen

Mikael Arteta po kalon një prej sezoneve më të...

Anija “Thor Infinity” mbërrin në Durrës, ndërsa anija “Equinox Eagle” pritet më 12 prill

Lab Oil sh.p.k. vazhdon të forcojë pozicionin e saj si partner i besueshëm energjetik për industrinë vendase, duke sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një furnizim prej 45’000 tonelata Petroleum Coke – një burim energjie me performancë të lartë dhe standarde ndërkombëtare cilësie.

Sot në portin e Durrësit ka mbërritur anija “Thor Infinity”, duke shënuar një tjetër hap konkret në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt për sektorin industrial. Ky zhvillim konfirmon angazhimin e Lab Oil për të ofruar stabilitet energjetik dhe për të mbështetur operacionet industriale me burime të besueshme dhe efikase.

Ndërkohë, zinxhiri i furnizimit vijon pa ndërprerje. Anija “Equinox Eagle”, me kapacitet prej 20.000 tonelatash, ka ka kaluar tashmë Ngushticën e Gjibraltarit dhe pritet të mbërrijë në portin e Durrësit më 12 prill, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit me të njëjtin standard të lartë.

Në një kontekst më të gjerë, Lab Oil po konsolidon rolin e saj si furnizues rajonal strategjik, duke mbuluar me kapacitete të qëndrueshme tregjet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Përmes një logjistike të strukturuar dhe partneriteteve të besueshme, kompania po kontribuon në rritjen e sigurisë energjetike dhe zhvillimin industrial në të gjithë rajonin.

Ky nuk është thjesht një operacion furnizimi, por një kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin industrial afatgjatë, përmes sigurimit të energjisë së qëndrueshme dhe efikasitetit operacional për bizneset vendase e rajonale.

USA Energy!
Guaranteed Quality!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz