back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeEnde asnjë aktakuzë ndaj grave kosovare të kthyera nga Siria

Ende asnjë aktakuzë ndaj grave kosovare të kthyera nga Siria

Të ngjajshme

Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po e çmonton copë-copë çështjen e Prokurorisë së Hagës

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar se avokati mbrojtës...

Hajde vetë i dyti – Fitstar Uniclib për 2 persona!

Tani është koha të ushtroni së bashku dhe të...

S’e duron më Tottenhami, shkarkohet trajneri danez

Thomas Frank është shkarkuar nga pozita e trajnerit të...

Prokuroria Speciale e Kosovës po i vazhdon ende hetimet në lidhje me 32 gratë e kthyera nga Siria në Kosovë në muajin prill të këtij viti.

Që të 32 gratë e riatdhesuara po hetohen nën dyshimet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar faktin se ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë për gratë e riatdhesuara.

“Rasti i grave të riatdhesuara nga Siria, është ende në fazën e hetimeve nga ana e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ato po hetohen për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga neni 3 paragrafi 3, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tani, janë bërë tre muaj prej se 32 gratë e kthyera nga Siria po qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Të Fundit

Sport

ShowBiz