back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeBelegu: Duhet të besojmë se Specialja është e pavarur dhe e pandikuar...

Belegu: Duhet të besojmë se Specialja është e pavarur dhe e pandikuar nga politika

Të ngjajshme

Edi Rama publikon pamje të prishjes së terasave në Shëngjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video...

Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më...

KQZ: Fillon votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga sot...

Thirrja për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale për kryeministrin tashmë në dorëheqje Ramush Haradinaj, për të tretën herë me radhë, po konsiderohet si një padrejtësi e madhe që po i ndodh atij dhe Kosovës. Por pavarësisht kësaj, i bëhet thirrje Gjykatës Speciale që mos të ndikohet nga politika.

Kështu deklaron këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu në një intervistë për KosovaPress, i cili shprehet optimist se kësaj radhe Haradinaj nuk do të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare.

“Një njëri që ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet dhe ka humbur anëtarë të familjes, duke u intervistuar për herë të tretë, kësaj radhe shpresoj që mos të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare. Në të njëjtën, kohë sot në Beograd kryetar shteti është njeriu i cili ka qenë ministër i Informacionit të Millosheviqit. Tjetri që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, tash është ministër i Punëve të Jashtme. Të dy shkojnë nëpër botë dhe e luajnë viktimën dhe pse i kanë vrarë 13 mijë civilë në Kosovë”, shprehet Belegu.

Belegu shprehu dyshime se thirrja ndaj Haradinajt për të dëshmuar për luftën e UÇK-së mund të ketë ndonjë prapavijë politike, por thotë se duhet besuar se ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika.

“Ne dëshirojmë që të besojmë, siç janë duke insistuar të gjithë ndërkombëtarët se gjyqësori, siç duhet edhe të jetë, duhet të jetë i pavarur. Duhet të besojmë se dhe ky gjyqësor (Gjykata Speciale) është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika”, pohon Belegu.

Belegu thotë se Haradinaj do të intervistohet nesër gjatë ditës dhe tha se shpreson që pasnesër të jetë në Prishtinë.

Këshilltari i Kryeministrit në dorëheqje mes tjerash theksoi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme janë të nevojshme në Kosovë pas kësaj situate të krijuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz