Emri i Fisnik Asllanit përmendet në mediat spanjolle, Barcelona favorite për të nënshkruar me të?!
dp

Lexo edhe“Vetëm një skuadër luajti sonte”, trajneri i Brightonit kritikon Arsenalin

Fisnik Asllani është një prej emrave më të përfolur, kjo për shkak të formës fantastike te Hoffenheimit dhe skuadrave të interesuara.
Në mesin e klubeve që dëshiron shërbimet e sulmuesit kosovar, është Barcelona, shkruan Indeksonline
Pikërisht në “Sport.es”, sot raportohet për emrin e Asllanit dhe një mundësi transferimi në “Camp Nou”.

Megjithatë, në Spanjë e dinë se do jetë e vështirë, pasi në garë ka shumë skuadra tjera, duke përfshi: Chelsean, Tottenhamin, Bayern Munchen, Borussia Dortmundin dhe Aston Villan.

Lexo edhe“Vetëm një skuadër luajti sonte”, trajneri i Brightonit kritikon Arsenalin
Edhe vet futbollisti gjatë një interviste muaj më parë, kishte deklaruar se dëshiron të luajë në Barcelonë.
“E kam ëndërr Barcelonën. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve”, ishte shprehur Asllani.
Kujtojmë se skuadra e Hoffenheimit ia ka vazhduar kontratën Asllanit deri në vitin 2029, kurse klauzola e lirimit është 30 milionë euro./Indeksonline/