Emir Sahiti po rikthehet sërish në Kroaci, nuk është i kënaqur te Hamburgu
dp

Lexo edheI diagnostikuar me leukemi, trajneri kampion i Suedisë: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti mund të largohet nga skuadra e Hamburgut gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Siç shkruan gazeta gjermane “Mopo”, Sahiti pritet të rikthehet në Hajduk Split gjatë afatit kalimtar të dimrit, shkruan Indeksonline
Sahiti është i pakënaqur te skuadra nga Bundesliga, pasi ka luajtur vetëm tri ndeshje gjatë këtij sezoni.

Lexo edheI diagnostikuar me leukemi, trajneri kampion i Suedisë: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës
Meqenëse s’ka pasur shumë minuta te klubi gjerman, Sahiti po kërkon skuadër të re dhe tashmë një kthim i mundshëm në Hajduk është shumë i mundur.
Kujtojmë që lojtari kosovar ishte transferuar në Gjermani nga klubi kroat për më shumë se 1.3 milionë euro./Indeksonline/