Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit
dp

Lexo edheOsmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Kokaj: E lartësofshi në Lojërat Olimpike

Në Debat Plus, Rexhepi tha se ka qenë pesë herë e zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës dhe se në të gjitha rastet ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Pesë herë jam zgjedhur si deputete në Parlamentin e Kosovës dhe gjithmonë kam respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese… Nuk jam analiste ta analizoj vendimin, por unë e respektoj vendimin e Kushtetueses”, deklaroi ajo.
Rexhepi shtoi se sipas saj, përfaqësimi i komunitetit serb në pozitat udhëheqëse të Kuvendit varet nga vullneti i shumicës parlamentare.

Lexo edheOsmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Kokaj: E lartësofshi në Lojërat Olimpike
“Komuniteti me shumicë vendos, partia me shumicë votash në Kuvend vendos se kush do të jetë nënkryetar i Parlamentit nga komuniteti serb”, tha ajo.