BallinaRegjionaleDrenasEmërohen ushtrues detyre 11 drejtor të shkollave ne Komunën e Drenasit

Emërohen ushtrues detyre 11 drejtor të shkollave ne Komunën e Drenasit

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...

Ne prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ne koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë emëruar 11 ushtrues detyre që ishin të sistemuar në procesin edukativo-arsimor për drejtor të shkollave, pasi që drejtorëve të mëhershëm u skadon kontrata me 31.08.2017 dhe të gjithë ishin njoftuar 45 ditë para se të ju skadojë kontrata, sipas dispozitave ligjore.

Ushtruesit e Detyrës, janë përzgjedhur përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ne zgjedhjen e drejtorëve përmes konkursit.

Emërimi i ushtruesve të detyrave deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ka ardhur për arsye që shkollat të mos mbesin pa menaxhim në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Ish-drejtorët e shkollave, disa prej tyre janë kthyer në vendet e tyre të mëhershme të punës dhe të tjerët do të sistemohen ne lendet ku kanë përgatitjen e tyre profesionale ose si koordinator cilësie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz