Një nga personalitetet më të famshme televizive të Amerikës, Ellen DeGeneres, zbuloi në paraqitjen e saj të parë publike se mori vendimin për t’u larguar nga SHBA-ja një ditë pasi Donald Trump u rizgjodh president.
Komediania dhe prezantuesja e famshme i tha një audience në Cheltenham se jeta në Angli është “thjesht më e mirë”, transmeton Indeksonline.
Ajo tha se po mendon të martohet përsëri në Angli me të dashurën e saj Portia de Rossi.
Amerika, thotë ajo, është ende një vend ku “është e frikshme të jesh ai që je”.
DeGeneres foli gjithashtu për akuzat për një mjedis toksik pune që çoi në anulimin e emisionit të saj të gjatë në vitin 2022.
Ajo pranoi se mund të jetë “shumë e drejtpërdrejtë”, por e hodhi poshtë të gjithë historinë si “thjesht një mashtrim klikimesh”./Indeksonline/