back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeEksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e jashtëzakonshme të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë, duke theksuar se ky sektor po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Përmes një postimi në facebook, Kurti ka bërë të ditur se eksporti i shërbimeve të TIK-ut ka shënuar rritje prej 386 për qind në katër vitet e fundit, apo gati pesëfishim, duke e renditur këtë sektor si më të shpejtin në rritje në ekonominë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me 6 për qind në Bruto Produktin Vendor të vendit”, ka theksuar Kurti, duke shtuar se hulumtimet tregojnë se punësimi në teknologji ka efekt multiplikues dhe ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ai ka bërë të ditur se mbështetja për këtë sektor do të mbetet prioritet i qartë i Qeverisë edhe në mandatin e ardhshëm, veçanërisht përmes Fondit të Inovacionit dhe projektit të Kullës TIK (ICT Tower).

Kurti ka njoftuar gjithashtu se gjatë vizitës së sotme në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), janë njohur nga afër me “Pasqyrën e Ekonomisë Digjitale”, të prezantuar nga Data4X, duke vlerësuar rëndësinë e të dhënave dhe analizave për hartimin e politikave zhvillimore në fushën e teknologjisë./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz