Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti sot në një takim zyrtar Zëvendës Shefin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad, si dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.
KQZ njofton se “në hapje të takimit, Radoniqi informoi mysafirët për angazhimin intensiv të KQZ-së në përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe përgatitjen për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti sot në një takim zyrtar Zëvendës Shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad, si dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.
Në hapje të takimit, Radoniqi informoi mysafirët për angazhimin intensiv të KQZ-së në përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe përgatitjen për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Nga ana e tij, z. Conrad vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e përgëzuar për organizimin dhe menaxhimin profesional të procesit zgjedhor.
Në fund të takimit, Radoniqi dhe përfaqësuesit e shtetit gjerman, u dakorduan për bashkëpunime konkrete në të ardhmen.