Eksperiment në Kosovë, iu jep kalimtarëve dhuratë dhe ju kërkon përqafim, ja si reagojnë qytetarët

Dje në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Në kuadër të kësaj dite, Nisma Edukative, Ndryshe, Telegrafi.com dhe MAX Travel , ka realizuar një eksperiment social me qytetarët rreth asaj se “Sa ndikon statusi ekonomik apo baza etnike në mënyrën si i trajtojmë fëmijët?”
Pjesëmarrësit në këtë hulumtim u zgjodhën në mënyrë rastësore, me moshë mbi 18 vjeçar (eksperimenti I) dhe fëmijë të gjinisë mashkullore (eksperimenti II).

Lexo edheDisa mënyra për të humbur peshë pa dietë të rreptë
Nëse një fëmijë në rrugë do t’ua jepte një dhuratë, a do ta kishit pranuar dhe si do të kishit reaguar nëse do të kërkonte një përqafim nga ju?
Për ta kuptuar më saktë se si kanë reaguar njerëzit, ju sjellim VIDEO-EKSPERIMENTIN, që do t’ju befasojë me reagimin e qytetarëve në Qendër të Prishtinës.














