back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeEKSKLUZIVE || Vijat e kuqe të Merkel e Macron për Kosovën e...

EKSKLUZIVE || Vijat e kuqe të Merkel e Macron për Kosovën e Serbinë

Të ngjajshme

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim...

“Ëndrra vazhdon”, Juljan Shehu beson në kualifikim: Forca Shqipëri!

Juljan Shehu është padiskutim një nga futbollistët më kryesorë...

Gazeta Blic e ka siguruar draftin e konkluzioneve që pritet të dalin nga takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Samiti i Berlinit.

Sipas këtij drafti, Merkel dhe Macron kanë vendosur vija të kuqe sa i përket idesë së shkēmbimit të territoreve.

Sipas këtij drafti kërkohet arritja e një marrëveshje, që do ta ruante stabilitetin në Ballkan, duke i rënë vijë të kuqe idesë së shkëmbimit të territoreve të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiq.

Ata nënvijëzuan nevojën e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitet në rajon dhe për perspektiven evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Ata ranë dakord që çfarëdo marrëveshje e tillë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme politikisht dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Serbia dhe Kosova u dakorduan që të përshpejtojnë përpjekjet që t’i implementojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të ri-angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së me qëllim që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare”, thuhet ndër të tjera në këtë draft të konkluzioneve që pritet të dalin nesër.

Për më shumë Gazeta Blic ja u sjell të plotë Draft Konkluzionin nga takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz