EKSKLUZIVE/ Pamjet kur dy banorët heronj të Kavajës ndalojnë autorin e plagosjes me kallashnikov në dorë
03

Lexo edheKris kallashi për motive të dobëta, plagoset një 53-vjeçar

Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamje nga momenti kur dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin me kallashnikov në dorë, pasi plagosi një person në dyqanin e tij, pranë Bashkisë së vjetër të qytetit.
Pak metra larg kësaj skene ndodheshin edhe forcat e policisë, që me ndihmën e banorëve, bënë të mundur arrestimin e autorit, Fitim Baboçi 31 vjeç.
Duhet vlerësuar gjesti i guximshëm i dy qytetarëve, të cilët menjëherë pas plagosjes ju afruan autorit për të mos e lënë të largohet. Një veprim heronjsh pasi rreziku që mund t’i vinin jetës së tyre me një person të armatosur përballë, mund të ishte tragjik.

Lexo edheKris kallashi për motive të dobëta, plagoset një 53-vjeçar
Njëri prej banorëve i ka kapur armën, ndërsa banori tjetër e ka neutralizuar autorin duke e kapur nga pas.
