back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeEKSKLUZIVE/ Njerëzit e Edi Ramës kanë mbledhur informacione dhe kanë përgjuar edhe...

EKSKLUZIVE/ Njerëzit e Edi Ramës kanë mbledhur informacione dhe kanë përgjuar edhe kryeministrin Kurti

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Tema kryesore e ditëve të fundit në Shqipëri ka qenë zbulimi i madh që ka bërë portali Lapsi.al për monitorimin apo përgjimin e mbi 1 milion qytetarëve të Shqipërisë nga ana e Partisë Socialiste në krye me Edi Ramën.

Partia Socialiste kishte krijuar një databazë në të cilën ka të dhëna personale të qytetarëve të Shqipërisë. Duke filluar nga numri i kartës së identitetit, numri i telefonit, adresa e banimit, preferencat apo mbështetja për subjekte të caktuara politike e të dhëna të tjera konfidenciale janë të paraqitura detajshëm në databazën e PS.

Këto të dhëna personale i kanë mbledhur aktivistët e PS të cilët tashmë po quhen edhe patronazhist.

Sipas Lapsi.al ka dyshime se të dhëna personale të qytetarëve janë marrë edhe nga databaza shtetërore E-Albania e cila databazë është vënë në shërbim të partisë në pushtet dhe patronazhistëve të cilët mbushin të dhënat apo krijojnë ide të përafërt të bindjeve politike të secilit qytetar që ka emrin në databazën e E-Albania.

Përveç miliona qytetarëve shqiptar që janë përgjuar, në listën e përgjimeve gjendet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Patronazhistët e kryeministrit Edi Rama, kanë përgjuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pasiqë dihet se ky i fundit ka edhe shtetësinë e Shqipërisë.

Patronazhist i kryeministrit Kurti është aktivisti i Partisë Socialiste, Namir Kalemaj. Ai ka mbledhur të dhënat personale të kryeministrit të Kosovës, z. Kurti, në të cilat përfshihet data e lindjes, atësia dhe preferencat politike.

Megjithatë vërehet se patronazhisti Kalemaj nuk ka mundur të identifikoj preferencat politike të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në atë rubrikë ka shënuar fjalën “PA INFORMACION”.

Kohëve të fundit eksponentë politik të Partisë Socialiste në Shqipëri por edhe opozita në Kosovë kishin kritikuar Kurtin për vizitat e tij në Shqipëri, duke thënë se Kurti po ndërhyn në zgjedhjet e brendshme në Shqipëri.

Se a duhet të konsiderohet ndërhyerje e brendshme në çështjet e Kosovës, përgjimi i bërë ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës nga ana e Partisë së Edi Ramës, mbetet që të vlerësohet nga klasa politike shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz