BallinaSportEkskluzive / Mërgim Mavraj bëhet “sheik”. Shi milionash nga Arabia Saudite

Ekskluzive / Mërgim Mavraj bëhet “sheik”. Shi milionash nga Arabia Saudite

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

E ardhmja e Mërgim Mavraj është larg Hamburgut e Gjermanisë, por me sa duket edhe larg Europës. Mbrojtësi ka marrë një ofertë tunduese nga një skuadër në Arabinë Saudite, për të vazhduar karrierën në kampionatin e këtij vendi.

Vip Sport ka mësuar se prej disa ditësh, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është në bisedime me klubin Al-Ettifaq FC, për të vazhduar atje karrierën e tij. Bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe brenda pak ditësh, mbrojtësi i cili këto ditë gjendet në Kosovë, mund të finalizojë një marrëveshje me këtë klub.

Al-Ettifaq është një skuadër e cila dikur ishte ndër më të njohurat në Arabinë Saudite, duke fituar trofetë më të rëndësishëm në vend e rajon, por prej rreth 2 dekadash nuk ka mbyllur sezonin me trofe. Por klubi që mbylli kampionatin në vendin e katërt, kërkon të kthehet te lavdia e dikurshme dhe Mavraj bën pjesë në planin për përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Me situatën që kaloi te Hamburgu, Mavraj e ka thuajse të pamundur që të gjejë një skuadër në elitën e futbollit gjerman. Ndaj mbrojtësi 31-vjeçar po kërkon një eksperiencë të re për herë të parë në karrierën e tij jashtë Gjermanisë, ku aspekti financiar do të ketë rëndësi pasi mendohet se është kontrata e fundit afatgjatë që do të nënshkruajë. Pritet që Hamburgu të kërkojë një shifër modeste për ta lënë të lirë lojtarin i cili është jashtë planeve të klubit edhe në Bundesligën 2. /vipsport.al/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz